Shpopullimi i Dropullit, pesë herë më pak banorë se në vitet '90

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 12:08 | Sociale
Shpopullimi i Dropullit, pesë herë më pak banorë se në

Shpopullimi i zonave rurale e kryesisht fshatrave vijon të ngelet problem në Gjirokastër. Në fshatin Grapsh, të bashkisë Dropull sot numërohen rreth 120 banorë, pesë herë më pak nga numri i banorëve që ka pasur në fillim të viteve '90.

Shkolla të mbyllura, kënde lodrash për fëmijë, të boshatisura dhe në ato pak kafe të mbetura shikohen vetëm të moshuar.

Banorët e mbetur tregojnë edhe arsyet e kësaj situte, të cilat kanë lidhje kryesisht me mungesën e punës dhe insfrastrukturës.

E njëjta situatë është edhe në fshatrat e tjerë të bashkisë së Dropullit. Ne fshatin më të madh të zonës atë të Dervicianit, aktualisht frekuentojnë shkollën vetëm 52 fëmijë në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm. Shifra këto që nga viti në vit po vijnë gjithnjë në ulje duke rrezikuar në këtë mënyrë braktisjen totale të zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos