Bllokohet tratativa mes Interit dhe PSG për shitjen e Aschraf Hakimi. Inter nuk ka pranuar 60 milionë eurot e ofruara nga klubi francez, pasi kërkon të paktën 80 milionë euro për mbrojtësin e djathtë.
Ky ngërç mund të bëjë që klubi zikaltër të ndryshojë planet dhe të sakrifikojë një tjetër lojtar për të mbushur arkat e klubit. Nuk është rastësi që vijojnë kontaktet me Atletico Madrid, me klubin spanjoll që është shumë i interesuar për Lautaron. Në rastin e sulmuesit argjentinas, shifrat janë edhe më të larta: flitet për rreth 90 milionë euro.

Edhe pse argjentinasi është një nga lojtarët kryesorë të zikaltërve, Simone Inzaghi mund ta zëvendësojë më lehtë sesa në rastin e Hakimit. Mediat sportive italiane flasin për Raspadorin e Sassuolos.
Ndërkohë, Inter ka arritur marrëveshjen për rinovimin e D’Ambrosio dhe Ranocchia, ndërkohë që është në bisedime me Young. Drejt largimit të sigurt duken Perisic dhe Vidal, paga e lartë e të cilëve rëndon shumë në bilancin e zikaltërve. (A2 Televizion)