Në Mariupolin e shkatërruar nga lufta rinisën operacionet e evakuimit të civilëve pas dakordësisë mes ushtrisë së Kievit dhe Moskës. Disa autobusë po lënë qytetin në drejtim të Zaporizhzhia, ku pritet të mbërrijnë atje mëngjesin e së martës. Situatë tepër e vështirë paraqitet në fabrikën e çelikut Azovstal, ku forcat ruse rinisën bombardimet dhe luftimet. Autoritetet ukrainase thonë se aty kanë mbetur të bllokuar rreth 200 persona, përfshirë 20 fëmijë. Më herët aty u evakuuan 100 civilë gjatë armëpushimit të dy ditëve të kaluara. (A2 Televizion)






