Dy të rinj me motor afrohen dhe hedhin bombën, momenti i shpërthimit të fuqishëm në zyrat e tifo-grupit të Panathinaikos

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 08:13 | Bota

Një mjet shpërthyes i punuar me dorë shpërtheu në periferi të Athinës përballë ambienteve të tifozëve të Panathinaikos, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima.

Sipas policisë së Athinës, dy persona me motoçikletë i hodhën mjetet shpërthyese rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale, pasi iu afruan ambienteve të Panathinaikos në Maroussi, sipas pamjeve të kamerave të vëzhgimit të transmetuara nga mediat greke.

Tetë dyqane, shtatë shtëpi dhe dy automjete u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në atë kohë, raporton agjencia greke e lajmeve Ana, duke cituar burime policore.

Gjithashtu, janë dëmtuar ambientet e Panathinaikos, janë thyer xhamat dhe janë dëmtuar mobiliet.

Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar, policia ka hapur hetime dhe kjo është hera e tretë që ky vend sulmohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos