Prej afro 10 muajsh familja e Xhelal Çikës nuk jeton në banesën e vet. Ai është banor i një pallati në Kombinat, një prej lagjeve më të dëmtuara nga dy tërmetet e vitit që shkoi në kryeqytet. Xhelali thotë se pas tërmeti të 21 shtatorit riparimet duheshin kryer menjëherë, por goditja e 26 nëntorit e bëri godinën të pabanueshme. (A2 Televizion)
Dy tërmetet e lanë pa shtëpi, bonusi i qirasë nuk mjafton kur je i papunë
