All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dy varka me emigrantë nga Afrika mbyten pranë Lampedusës, 30 të zhdukur në det

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 22:24 | Bota
Dy varka me emigrantë nga Afrika mbyten pranë Lampedusës, 30
All - Paragraf - 1

Dy varka me emigrantë janë mbytur pranë brigjeve të ishullit italian Lampedusa dhe të paktën 30 prej personave që ndodheshin në bordin e tyre raportohen të zhdukur.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se një grua së bashku me fëmijën e saj kanë ndërruar jetë pasi ranë në det të hapur pas zhytjes së varkave që janë nisur nga Sfax në Tunizi.

All - Paragraf - 3

Varka e parë që u përmbys në det kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan, ndërsa 3 janë të zhdukur.

Në varkën e dytë ndodheshin 42 emigrantë dhe vetëm 14 prej tyre janë shpëtuar.

Ndërkohë, roja bregdetare italiane ka mbyllur me sukses operacionin e  shpëtimit të 34 emigrantëve të tjerë, përfshirë gjashtë gra, të cilët mbetën të bllokuar për 36 orë në shkëmbin e Capo Ponente në Lampedusa, ku anija e vogël me të cilën po udhëtonin u përplas të premten.

All - Paragraf - 6

Refugjatët thanë se ishin me origjinë nga Burkina Faso, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Guinea, Mali dhe Nigeria.

Besohet se kushtet e vështira të motit, me detin e trazuar për shkak të erës së fortë kanë shkaktuar tragjeditë e njëpasnjëshme të fundjavës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos