Dy viktima në Kavajë, gruaja gjendet e djegur në makinë, burri i varur në pemë

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 12:45 | Kronikë
Dy viktima në Kavajë, gruaja gjendet e djegur në makinë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manskuri, të Kavajës, ku burrë e grua janë gjetur të vdekur. Policia njofton se rreth orës 11:45 është gjetur i djegur plotësisht një mjet, brenda të cilit ishte një kufomë e djegur. Nga hetimet paraprake dyshohet se kufoma i përket një 45-vjeçareje, ndërsa më tutje është gjetur i vetëvarur bashkëshorti i saj.

Njoftimi i Policisë

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos