
Rifillimi i stërvitjeve në kampionatin italian po sjell edhe kaosin e testimeve për COVID-19.
Pasi sot 6 pjesëtarë të Fiorentinës janë deklaruar pozitivë, mes tyre edhe tre lojtarë, tamponët kanë evidentuar edhe 4 pozitivitete tek Sampdoria.
Me specifikisht, tre janë raste të reja infeksioni, kurse për njërin rast kemi të bëjmë me rikthim të pozitivitetit ndaj COVID-19.
Në fillim të marsit, 8 lojtarë të ekipit u diagnostikuan si pozitivë, Gabbiadini, Colley, Ekdal, La Gumina , Thorsby, Barreto, Bereszynski e De Paoli, së bashku me mjekun e tyre. (A2 Televizion)