
Muzeu më i madh për fëmijët në botë, hoqi nga ekspozimi disa objekte që i përkisnin këngëtarit Michael Jackson.
Vendimi erdhi për shkak të një dokumentari të HBO, që hidhte dritë mbi dyshimet për abuzimet me minorenë. Muzeu i Indianapolis në Shtetet e Bashkuara thekson se objektet janë hequr për shkak të situatës së krijuar.
Kundër dokumentarit reagoi familja e këngëtarit, i cili ndërroi jetë në vitin 2009. Ata i konsiderojnë akuzuesit gënjeshtarë, të cilët janë në kërkim të parave.
Më herët edhe shtëpia franceze e modës Louis Vuitton ndaloi shitjen e veshjeve të koleksionit të 2019-s që ishin frymëzuar nga Michael Jackson. Zëdhënësi i markës së njohur tha se vendimi është marrë për shkak të akuzave për abuzime me fëmijët. (A2 Televizion)