Edhe në Azi të “çmendur” pas Rita Orës!

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 22:05 | Showbiz

Rita Ora është duke vijuar turneun e saj botëror për promovimin e albumit të saj të dytë, “Phoenix”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është ndalur në Manila të Filipineve, ku ka mbajtur një koncert madhështor, me të pranishëm mijëra persona.

Duket se Rita është pritur mjaft mirë dhe kjo e ka entuziazmuar edhe atë, duke e bërë të postojë foto dhe video nga ky koncert. Në llogarinë e saj të “Instagramit”, Rita ka publikuar foto nga koncerti ku duket e mrekullueshme e veshur me të kuqe.

Pak ditë më parë, Rita Ora ishte në Australi, atje ku mbajti disa koncerte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos