Në qytetin e Vlorës dyshohet se janë 4 persona të infektuar me koronavirus.
Këta persona janë nisur menjëherë drejt Tiranës.
Sipas burimeve të A2 bëhet fjalë për një familje: gjyshja, prindërit dhe djali.
Djali tjetër i familjes ka ardhur në Shqipëri nga Bergamo në datën 8 Mars dhe ka ikur sërish në datën 20 Mars, kësaj here në Gjermani. Ai nuk ka shenja të Covid-19. (A2 Televizion)