Tirana ndryshe. 40 orë në izolim të plotë kundër përhapjes së koronavirusit

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 15:48 | Aktualitet
Tirana ndryshe. 40 orë në izolim të plotë kundër

Blindat e ushtrisë që i kanë ardhur në ndihmë policisë janë në gjendje gadishmërie me patrullime në të gjitha akset kryesore.

Urdhëri i policisë dhe ushtrisë është i prerë për të gjithë. Kushdo që thyen urdhërin, do të ndëshkohet. Gjoba për këdo varion nga 10 000 deri në 12 000 mijë lekë, përfshi këtu edhe sekuestrimin e mjetit privat që gjithkush disponon.

Njerëzit kanë vendosur t’i binden këtij urdhëri. Gjithçka ka ndaluar, ndërsa dyqanet kanë ulur qepenat dhe askush nuk ka guxuar t’i hapë deri në një urdhër të dytë. Në shumë pak raste urdhrat kategorikë janë thyer në periferi të kryeqytetit, i cili ka ndaluar jetën duke mbushur afatin prej 40 orësh të vetëkarantinimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos