E ardhmja e Samsung në pikëpyetje, dënohet trashëgimtari dhe drejtuesi i kompanisë

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 21:16 | Teknologji
E ardhmja e Samsung në pikëpyetje, dënohet trashëgimtari dhe

Trashëgimtari dhe drejtuesi i gjigantit teknologjik Samsung, Lee Jae Yong, u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg nga një gjykatë e lartë në Korenë e Jugut, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen dhe udhëheqësin e ri të Samsung.

52-vjeçari akuzohet për përvetësim dhe korrupsion. Lee, u përfshi në një skandal masiv që rrëzoi qeverinë e ish-Presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye. Ai është dënuar fillimisht me pesë vjet burg në vitin 2017, por dënimi u ul në Apel, dhe ai u la i lirë pas një viti.

Por Gjykata Supreme e ktheu çështjen përsëri në Gjykatën e Lartë të Seulit, që nxorri vendimin e ri të hënën.

Kthimi i Lee në burg vjen në një kohë kritike për Samsung. Babai i tij Lee Kun-hee, presidenti i gjigantit elektronik Samsung, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Kun-hee kishte qenë në koma që kur pësoi një atak në zemër në 2014. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos