Shpata 5000-vjeçare Vittoria Dall’Armellina, me një klerik të manastirit Shpata i nënshtrohet analizave Ishulli i Shën Llazarit, Venecia Ghevond Alishan
Një prej shpatave më të vjetra në botë, e cila ishte vlerësuar gabim në të kaluarën, është konfirmuar së fundmi se është 5000-vjeçare.
Shpata është zbuluar në ishullin e Shën Llazarit, në Venecia. Ajo është tepër e rrallë dhe nuk ka ngjashmëri me asnjë armë tjetër antike. Sipas studimit të fundit ajo është realizuar rreth viteve 3000 para erës sonë në Turqinë e sotme moderne, në Anadoll.
Megjithatë, deri tani ajo ishte ruajtur në koleksionin e armatimeve mesjetare. Ajo u hoq nga ky grup vetëm pasi një doktorante dhe eksperte e armëve antike e vuri re dhe kërkoi të kryheshin analiza të tjera. Shpata mund të ketë qenë ceremoniale, por edhe mund të jetë përdorur në luftime.
Vittoria Dall’Armellina, nga Universiteti “Ca' Foscari” në Venecia, në një muze brenda manastirit të një sekti katolik armën që ndodhet në ishullin e Shën Llazarit. Analiza e përbërjes së materialit zbuloi edhe periudhën e vërtetë të prodhimit, si dhe vendi i origjinës. Ajo besohet se ka mbërritur në Venecia, nga Turqia në pjesën e dytë të shekullit XIX, e marrë me vete nga një poet dhe shkrimtar i famshëm i kohës, Ghevond Alishan, i cili vdiq në Venecia në vitin 1901. (A2 Televizion)