All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Aty ku ligjin e bëjnë gratë, matriarkati i fundit në Europë

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 22:22 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Historia e grave të izoluara në dy ishuj të Estonisë, Kihnu dhe Manija, në detin Baltik, vjen përmes një libri me fotografi. Shpesh të konsideruara si shoqëritë e fundit matriarkale në Europë, aty janë gratë e moshuara që organizojnë jetën, ndërsa burrat e tyre lundrojnë në det.

Të veçuar gjeografikisht, për shekuj këto ishuj kanë pasur një rend shoqëror të veçantë, ku përgjegjësitë më të mëdha, dhe si pasojë edhe vendimet, i merrnin gratë. Që nga organizimi i shtëpisë, punëve në fermë, e deri te ceremonitë mortore.

All - Paragraf - 3

Pavarësisht vështirësive për të ruajtur këtë stil jetesë, sidomos gjatë sundimit të Bashkimit Sovjetik, këto gra kanë arritur të trashëgojnë brez pas brezi traditën që vazhdon edhe sot, pa u penguar nga modernizimi i Estonisë. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos