
Google nuk është i detyruar të eliminojë të dhënat personale sensitive në nivel global. Vendimi erdhi nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, në betejën ligjore mes kolosit teknologjik dhe rregullatorit francez të privatësisë për atë që cilësohet si “e drejta e harresës”.
Qeveria e Parisit në 2016 gjobiti Google me 100 mijë euro pasi refuzoi të eliminonte informacione të ndjeshme në rezultatet e kërkimit në internet në nivel global, duke u limituar vetëm në versionin europian.
Tani motori i kërkimit nuk është i detyruar që edhe jashtë BE-së të eliminojë disa përmbajtje, të cilat përdorues të ndryshëm do të donin të mos shfaqeshin. (A2 Televizion)