E frikshme në Nju Jork, vriten 4 të pastrehë, arrestohet një i dyshuar

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 20:22 | Bota

Një ngjarje e rëndë është zbuluar të shtunën në Nju Jork ku 4 persona të cilët dyshohet se janë të pastrehë u gjetën të rrahur për vdekje brenda një nate të vetme. Gjithashtu raportohet se nga sulmet dhe një person i pestë ka marrë plagë të rënda.

Vrasësi i tyre u ndalua në flagrancë nga policia në Chinatoën dhe atij iu sekuestrua dhe arma e krimit, një objekt metalik i gjatë rreth 90 cm.

Të gjithë personat e sulmuar ndërruan jetë si pasojë e traumave të mëdha në kokë dhe dyshohet se në momentin e sulmit ata kanë qenë në gjumë. Krimet kanë ndodhur brenda natës në 3 vende të ndryshme të Manhatanit.

Policia ka vënë në pranga një 24 vjeçar s itë dyshuarin kryesor për ngjarjen, i cili gjithashtu dyshohet të jetë një i pastrehë. Motivet e krimit janë ende të paqarta dhe policia ende nuk ka ngritur një akuzë ndaj tij. Agresori mendohet se i ka zgjedhur viktimat rastësisht, pa synuar racë, moshë apo gjëra të tjera të kësaj natyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos