E habitshme se si topi nuk përfundon në portë, pamje paranormale nga “Klasikja” Boca-River

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 12:15 | Futboll
E habitshme se si topi nuk përfundon në portë, pamje paranormale

Boca Juniors dhe River Plate barazuan 1-1 në një ndeshje shumë emocionuese, të vlefshme për Kupën e Ligës në Argjentinë.

Por, rezultati mund të ishte ndryshe, nëse në fund të ndeshjes nuk do të ndodhte një episod i vështirë për t’u shpjeguar.

River Plate mposhti portierin kundërshtar, por kur topi po përfundonte në rrjetë, topi preku vijën fatale dhe doli jashtë në mënyrë të pashpjegueshme.

Ky episod bëri që në rrjetet sociale të vërshonin tifozët që thonin se ishte Maradona, nga qielli, ai që nuk lejoi shënimin e golit dhe humbjen e ish-ekipit të tij në derbin e zjarrtë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=EFWJq5jkIjM

A2 CNN Livestream

Latest Videos