Roshi mbetet në Turqi, shkon te “fabrika e futbollit”

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 16:18 | Futboll
Roshi mbetet në Turqi, shkon te “fabrika e futbollit”

Odise Roshi do të vijojë karrierën në Turqi. Pas aventurës te Boluspor-i, mesfushori shqiptar do të qëndrojë në Ligën e Parë, niveli i dytë i futbollit turk, për të mbrojtur ngjyrat e Sakaryaspor.

Skuadra sapo u ngjit në këtë kategori dhe 31-vjeçari shihet si përforcim cilësor dhe me eksperiencë.

Roshi firmosi kontratë 2-vjeçare dhe u prezantua me bujë. Sakaryaspor përfaqëson qytetin me të njëjtin emër në brigjet e Detit të Zi.

Ky ekip njihet ndryshe edhe si “fabrika e futbollit”, prej lojtarëve të shumtë që ka prodhuar për përfaqësuesen turke, mes tyre edhe sulmuesin legjendar, Hakan Shukur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos