Fiorentina nis negociatat për Bajramin

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 16:21 | Futboll
Fiorentina nis negociatat për Bajramin

Fiorentina po mendon seriozisht të investojë te Nedim Bajrami. Klubi nga Firence shfrytëzoi negociatat me menaxherin e famshëm shqiptar, Fali Ramadani.

Ai u takua me drejtuesit për rinovimin e kontratës së trajnerit Vincenzo Italiano. Pjesë e bisedës u bë edhe fantazisti kuqezi, vlera e të cilit është rreth 15 milionë euro. Më parë, për Bajramin kanë shfaqur interes Milani, Juventusi, Sassuolo e Cagliari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos