E mbetur vetëm me një gjyqtar, Gjykata e Lartë vendos ekstradimin e 3 personave

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 15:50 | Aktualitet
E mbetur vetëm me një gjyqtar, Gjykata e Lartë vendos ekstradimin

Gjykata e Lartë është u mblodh sot për të shqyrtuar 5 kërkesa për ekstradim. Ndonëse e mbetur me një gjyqtar, kërkesat u shqyrtuan nga një trupë e përbërë nga anëtarë të Apelit të Krimeve të Rënda, të deleguar nga ana e KLGJ për çështjet urgjente në Gjykatën e Lartë.

Gjykata ka marrë vendimin të ekstradojë shtetasit Skënder Drizës, Elis Çokut, Aleksandar Nikoliçit,ndërsa vendimi për Mikel Hoxhën dhe Ermal Hatijan do të merret më datën 22 dhjetor.

Ndërkohë që mungesa e gjyqtarëve ka nxjerrë jashtë funksioni Gjykatën e Lartë, totali i dosjeve që presin gjykimin ka kaluar shifrën 32 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos