Berisha: Gjiknuri po shkel vendimin e Kuvendit për reformën zgjedhore

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2026, 14:54 | Politikë

Berisha: Gjiknuri po shkel vendimin e Kuvendit për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar përfaqësuesin e Partisë Socialiste në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin, se po përpiqet të përcaktojë në mënyrë të njëanshme agjendën e punës së komisionit, në kundërshtim me vendimin e Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha bëri të ditur se deputetët demokratë do të njihen me punën e grupit të tyre të punës dhe do të diskutojnë mënyrën se si do t'u përgjigjen rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit dhe ato paraardhëse.

Sipas Berishës, Komisioni Evropian ka evidentuar në raportet e tij se rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk janë adresuar nga autoritetet shqiptare.

Berisha: Në këtë mbledhje, deputetët e PD do të njihen dhe do të diskutojnë mbi punën që ka bërë kryetari i grupit të punës të reformës zgjedhore dhe anëtarët, në mënyrë që t’u jepet përgjigje një për një të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e fundit dhe të parafundit.

Siç jeni në dijeni, Komisioni Evropian konstaton në raportet e tij se këto rekomandime nuk janë adresuar pothuajse asnjë nga autoritetet shqiptare.

Komisioni bipartizan i ngritur për reformën zgjedhore mbi bazën e vendimeve është një komision ku secila palë ka veton, pra asnjë hap nuk mund të bëhet pa ujdinë e palës tjetër.

Në mënyrë të njëanshme, si gangsterë të vërtetë, përfaqësuesi i Edi Ramës, Damian Gjiknuri me anëtarët e tij, për të krijuar skenarin pak a shumë të reformës territoriale, menduan të përcaktojnë në mënyrë të njëanshme agjendën e këtij komisioni.

Përcaktimi i njëanshëm i agjendës është i paligjshëm dhe bie në kundërshtim me vendimin e Parlamentit.

Por gangsterë dhe individë të inkriminuar nuk kanë asnjë parim dhe ne jemi të qartë për këtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos