Dy të rinj në Laç po shisnin drogë në shkolla, Operacionalja e Lezhës i gjurmon me dron dhe i arreston

Nga Igli Çelmeta
13 Nëntor 2026, 15:13 | Kronikë

Këto janë momentet ku forcat operacionale të Policisë së Lezhës rrethojnë një godinë pranë një shkolle në Laç dhe futen brenda saj duke arrestuar në flagrancë dy të rinj shpërndarës droge.

Dy të arrestuarit Vanes Ruçi, 23 vjeç, dhe Agron Gjetdoçaj, 36 vjeç, banues në Laç janë mbajtur në vëzhgim me dron nga forcat operacionale deri në momentin që janë kapur nga policia pranë një shkolle. Nga veprimet e para hetimore sipas policisë dyshohet se këta shtetas ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së dozave të lëndëve narkotike në qytetin e Laçit, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Gjatë kontrollit të tyre dhe banesave ku jetonin, policia gjeti 126 doza droge, nga të cilat 113 doza kanabisi dhe 13 doza kokaine. Atyre iu sekuestruan edhe municion luftarak dhe dy telefona celularë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos