E moshuara ndërron jetë në Spitalin Infektiv, MSH: Jo nga Covid-19

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 11:34 | Aktualitet
E moshuara ndërron jetë në Spitalin Infektiv, MSH: Jo nga

Një 76-vjeçare, e cila ishte pozitive me Covid-19, ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë, me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se e moshuara nuk ka ndërruar jetë nga koronavirusi, pasi ishte asimptomatike, por nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.

76-vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe insuficiencë kardiake e dekompensuar. Deri tani, kanë ndërruar jetë 33 persona nga Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos