Bota e artit bashkëkohor është në zi nga lajmi i ndarjes nga jeta e artistit me origjinë bullgare Christo Vladimirov Javacheff, i njohur nga artdashësit thjesht si Christo.
Së bashku me bashkëshorten, Jeanne-Claude Denat, artisti ka qenë një nga protagonistët e vlerësuar, po aq sa i diskutuar, veçanërisht me instalacionet e tij madhështore, që në disa raste ndryshonin përkohësisht peizazhin e qyteteve dhe zonave të përzgjedhura.
Artisti Christo Disa nga veprat e tij
Të famshëm mbeten godinat e famshme të “mbështjella” si në rastin e Reichsatd gjerman, si dhe pista e krijuar në liqenin e Iseos në Itali, që tërhoqi vëmendjen e qindra mijëra turistëve.
Artisti me pasaportë amerikane u shua në Nju Jork, në moshën 84-vjeçare. (A2 Televizion)