E motra iu arrestua për mashtrim, jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë Pogradec

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 15:41 | Aktualitet
E motra iu arrestua për mashtrim, jep dorëheqjen nënkryetari i

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Pogradecit Johan Sterjo. Mësohet se ai ka dorëzuar dje dorëheqjen ndërsa firmosja u bë sot.

Sterjo ka qenë i komanduar në këtë post, ndërkohë që momentalisht vijon detyrën si drejtor i ujësjellësit të Pogradecit.

Pritet të zbardhet arsyeja e dorëheqjes, pasi Sterjo është vëllai i Viola Sterjos, drejtoreshës së mjedisit në bashkinë e Tiranës që u arrestua për mashtrim.

Dyshohet se Viola Sterjo ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri në 90 mijë €, duke u premtuar se do të ndërhyjë për të fituar projekte publike me vlerë disa miliona euro.

Dorëheqja është dorëzuar që në datën 30 dhjetor, motivacioni "arsye familjare". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/30/mori-ryshfet-deri-ne-90-mije-euro-per-te-ndikuar-ne-tendera-lihet-ne-burg-39-vjecarja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos