E ngatërronin me vajzë, 10-vjeçari rriti flokët për t’ua dhuruar fëmijëve me kancer

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 22:27 | Lifestyle

Një djalë 10-vjeçar kaloi vite duke rritur flokët e tij bjondë për t’i dhuruar ato më pas, për fëmijët me kancer.

Thomas Waller, nga Broomfield, Chelmsford, vendosi në qershor të vitit 2019 që të rriste flokët e tij në mënyrë që ai të mund t'i dhuronte ato për bamirësi.

Njerëzit vazhdimisht e ngatërronin me një vajzë por kjo nuk e pengoi Thomasin që dy vite më vonë të fitonte mbi 4 mijë paund nga shitja e flokëve të tij. Paratë e fituara u përdorën për të blerë paruke për të paktën 5 fëmijë.

“Unë doja të bëja të lumtur një fëmijë të vogël që humbi flokët nga kanceri”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos