“E pamundur të dihet se kur do të rikthehet futbolli”

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 13:12 | Futboll
“E pamundur të dihet se kur do të rikthehet futbolli”

Futbolli do të luhet vetëm me dyer të mbyllura, por se kur kjo do të ndodhë ende nuk dihet.

Alberto Colombo, sekretari i përgjithshëm i Ligave Evropiane të Futbollit pohon se mbyllja e aktivitetit sportiv ka sjellë një krizë të madhe në administrimin e klubeve dhe shumë të tillë po e marrin në konsideratë kthimin në fushë.

Klubet e Premier League takohen nesër për të diskutuar mbi situatën dhe të ardhmen. Shpresat u shtuan pas kthimit në fushë për stërvitje të lojtarëve të kampionatit gjerman, por sipas Colombos, ajo që është e rëndësishme për momentin ka të bëjë me rifillimin e stërvitjes që për çdo moment lojtarët të jenë gati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos