Premier League në qershor, ndeshjet të gjitha në stadiumin "Wembley"?

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 12:45 | Futboll

Në Angli pandemia e koronavirusit nuk ka arritur akoma pikun, por gjithësi 20 klubet e Premier League janë në unison për faktin se sezoni duhet të përfundojë duke studiuar mënyrën më të mirë për të bërë atë. Sipas prestigjiozes “The Sun”, kjo javë do të jetë vendimtare për të fiksuar rikthimin e kampionatit me të gjitha gjasat në muajin qershor.

Duke patur parasysh që garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura për të kufizuar rrezikun e infeksionit, federate angleze ka vënë në dispozicion stadiumin mitik “Wembley”, ku do të luheshin pa problem 4 ndeshje në ditë .

Nga ana tjetër, Qendra Kombëtare e Futbollit e Saint George, afër Sheffield, me 228 dhoma hoteli dhe 13 fusha futbolli do të vihet në dispozicion të klubeve të cilat mund t’i përdorin si bazë trajnimi karantine në mënyrë që të mbajë lojtarët dhe stafin sa më afër të jetë e mundur .

Qendra Kombëtare e Futbollit e Saint George

Edhe pse rreziku për shëndetin është i lartë, fjala e fundit në ishull është përfundimi i sezonit, në kushtet kur 92 ndeshje janë ende për t’u luajtur.

Nuk bëhet fjalë vetëm për presionin e FIFA apo UEFA, por edhe për anën financiare, mbi të gjitha e drejta televizive. Nëse sezoni i Premier League nuk do të përfundojë, klubet do të duhet t’i kthejnë shoqërive mediatike që kanë të drejtat një mal me para, më saktësisht, shoqërive Sky Sports 371 milionë paund dhe BT sport 50 milionë .

https://a2news.com/2020/04/05/premier-league-13-miliarde-euro-humbje-nuk-ka-akord-per-ulje-pagash/

Një goditje e madhe për futbollin në ishull që mund të gjunjëzohet, si gjithë të tjerët, nga COVID-19. Disa klube tashmë kanë paralajmëruar lojtarët se rifillimi i stërvitjeve është caktuar më 11 maj. Tre javë përgatitje dhe më pas nxitimi për të kurorëzuar Liverpulin kampion, pas 30 viteve pritje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos