E rëndë në Itali, nënë e bijë qëllohen në parkingun e supermarketit

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 07:40 | Bota
E rëndë në Itali, nënë e bijë qëllohen

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Milano, ku nënë e bijë u qëlluan me armë zjarri pranë parkingut të një supermarketi.

Gratë e plagosura 57 dhe 16 vjeç janë italiane dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën pasi plumbat nuk prekën asnjë organ jetësor.

Sipas hetuesve, sherri që degradoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur si pasojë e një konflikti familjar.

Karabinierët janë në kërkim të një të afërmi që dyshohet si përgjegjës për të shtënat, teksa autori është ende në arrati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos