E rëndë në Kosovë, dy fëmijë bien në kontakt me korrentin në shkollë

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 13:27 | Kosova
E rëndë në Kosovë, dy fëmijë bien në kontakt

Dy fëmijë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Prishtinës, pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që ishin në ambientet e shkollës “Faik Konica”.

Dy fëmijët, rreth 15 vjeç, kanë qenë duke luajtur kur prekën rrymën. Një prej tyre është në gjendje më të rëndë, teksa tjetri ndodhet jashtë rrezikut.

Sipas mjekut Ejup Govori, një prej pacientëve është në sallë të operacionit për intervenim pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë, teksa tjetri ndodhet në repartin e kirurgjisë plastike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos