E shpallin “Qytetar Nderi”, Rama refuzon titullin

Nga A2 CNN
30 Prill 2019, 14:14 | Aktualitet
E shpallin “Qytetar Nderi”, Rama refuzon titullin

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar titullin “Qytetar Nderi” dhënë këtë të martë nga Bashkia Dibër.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kryeministrit, Rama “ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos