E thotë shkenca! Pse disa prej nesh e kanë të vështirë të orientohen në hartë?  

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 22:44 | Lifestyle
E thotë shkenca! Pse disa prej nesh e kanë të vështirë

A jeni ju një nga ato njerëzit që nuk orientoheni dot në hartë? Kjo nuk është një shenjë që po "humbisni mendjen”, por e ka përgjigjen shumë më thellë nga sa e mendoni ju! Pikërisht te e kaluara juaj!

Sipas hulumtimit të fundit nga shkencëtarët britanikë dhe francezë të botuar në Nature, të qenit i rritur në fshat dhe periferi ju ka bërë që të keni një sens orientimi më të mirë në krahasim me qendrat e mëdha urbane ku rrugët formojnë një rrjet që shkojnë në kënde të drejta ndaj njëri-tjetrit dhe me tabela që ju ndihmojnë që të shkoni në destinacion.

Në studim, rreth 400,000 pjesëmarrës nga 38 vende duhej të lundronin varkën e tyre në një mjedis dixhital për të gjetur të gjitha pikat e kontrollit që ishin shënuar në hartë. Bëhet fjalë për Sea Hero Quest, një lojë smartphone e zhvilluar për kërkimin e Alzheimerit.

Performuesit më të këqij ishin njerëzit që u rritën në megaqytete si Çikago dhe Nju Jorku, në krahasim me qytetet si Praga ku rrugët nuk janë të vendosura sipas një modeli rrjetëzuar.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos