E trishtë, ndërron jetë 10-vjeçarja që u nxor e gjallë nga rrënojat e tërmetit bashkë me të atin

Nga A2 CNN
4 Mars 2023, 19:31 | Bota

Një histori e trishtë është ajo që vjen nga Kahramanmaras, ku një 10-vjeçare e quajtur Mukaddes Erva Aktas ka ndërruar jetë disa ditë pasi është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e pallatit të shembur nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi.

10-vjeçarja u nxor e gjallë nga rrënojat e banesës së saj gjashtë orë pas shembjes, ndërsa pas saj dolën i ati Abdullah Aktaş, ndërsa nëna e saj, Ayşe Betül, motra Zümra dhe halla Özlem Aktaş vdiqën.

Mukaddes Erva, e cila u mor menjëherë nga ambulanca dhe u dërgua në spital, fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda të marra dhe ndërroi jetë.

Pamjet e transferimit të saj në spital u bënë virale në mediat turke, ndërsa fqinjët ishin ata që e mbanin në krah, në përpjekje për të gjetur një makinë e për ta çuar në spital. (A2 Televizion)

https://youtu.be/WrWFFeAm3xg
https://a2news.com/2023/03/03/thirrja-e-deshperuar-e-nje-nene-ne-kerkim-te-djalit-7-vjecar-qe-humbi-nga-termeti-ne-hatay/
https://a2news.com/2023/03/02/thashe-le-te-vdes-por-jo-pa-te-sakrifica-e-te-moshuarit-per-te-nxjerre-nga-rrenojat-bashkeshorten-e-tij-prej-65-vitesh/
https://a2news.com/2023/03/02/deshira-e-fundit-e-umit-10-vjecarit-qe-vdiq-pak-pasi-doli-nga-rrenojat-me-premtoni-qe-do-ma-shpetoni-vellain/
https://a2news.com/2023/02/28/simboli-i-fatkeqesise-se-shekullit-behet-me-shtepi-te-re/

A2 CNN Livestream

Latest Videos