
Në një kohë kur shumë vende të botës, e kanë bërë mbajtjen e maskës me detyrim në ambiente të hapura dhe të mbyllura, shumë njerëz janë të vendosur të mos e mbajnë atë.
I tillë ishte dhe rasti i një pasagjereje në një fluturim të Easyjet nga Belfasti për në Edinburg, e cila po qëndronte në bord pa maskë.
Kështu stafi u detyrua ta zbresë ata nga avioni, por siç shihet në videon e mëposhtme, ajo humbet kontrollin.
Ndërsa merr çantat e saj, ajo kollitet te pasagjerët e ulur duke iu ulëritur: "Të gjithë do vdesim, nga koronavirusi ose diçka tjetër". (A2 Televizion)