Nuk lejohen të takojnë shoqen e sëmurë për shkak të masave antiCovid, gjejnë zgjidhjen unike

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 19:05 | Lifestyle
Nuk lejohen të takojnë shoqen e sëmurë për shkak

12 gra, të cilat për shkak të masave antiCovid nuk lejoheshin prej muajsh të takonin një mikeshën e tyre të sëmurë me tumor, gjatën një mënyrë krejt të veçantë për ta lumturuar atë.

Ato pajtuan një vinç dhe në mbrëmje shkuan në dritaren e dhomës së spitalit 'Alexander Fleming Day” në Buenos Aires për të takuar mikeshën e tyre Gabriela dhe për ta mbështetur atë në këtë betejë të vështirë.

“E dinimi që do të shihnim Gabriela. Jemi këtu pranë teje. Nuk mund ta besojmë”, ulërisnin mikeshat e 52-vjeçares nga vinçi. Një akt ky që bëri xhiron e internetit në një kohë të shkurtër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos