Surpriza për peshkatarin, në fund të grepit

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 11:22 | Lifestyle

Një peshkatar, në Australi, u emocionua shumë kur grepi i tij po tërhiqej shumë fort nga brenda ujit, duke menduar për një gjah të majmë.

Por ndërsa e tërhiqte fildispanjën mbeti i traumatizuar kur në fund të grepit nuk pa një peshk, por një krokodil gjigant që kishte kafshuar karremin.

Videoja u publikua nga faqja e Facebook e Rod dhe Rifle Tackleworld Katherine, dhe në pak minuta bëri xhiron e botës.

Peshkatari, Trent de With, tha për Daily Mail se është shumë e zakonshme, në Australi, që të kapësh krokodilë, ndërsa je duke peshkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos