E zhveshur, me fraktura dhe kokë të rruar, gjendet pas 12 vjetësh gruaja e torturuar nga burri i saj

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 18:19 | Bota

Një 55-vjeçar në Forbach të Francës u arrestua pasi akuzohet se për 12 vjet nga vitit 2011 dhe deri më sot, izoloi dhe torturoi gruan e tij. Mediat lokale raportojnë se gruaja kishte arritur të vidhte një telefon dhe të kontaktonte shërbimet e urgjencës.

Policia ndërhyri në banesë e gjeti 53-vjeçaren të zhveshur dhe të kequshqyer në një dhomë, me kokë të rruar dhe disa fraktura.

Hyrja e derës së pallatit ku jetonte çifti në Forbach, pranë kufirit të Francës me Gjermaninë

Burri me kombësi gjermane, u arrestua rreth orës gjashtë të mëngjesit dhe u dërgua në paraburgim në Metz.

Në banesë u gjetën gjithashtu një stol torture dhe një fletore ku burri shkruante faktet dhe momentet në të cilat ushqehej gruaja e tij. Gruaja kishte fraktura në këmbë dhe gishta dhe u shtrua në spital.

Sipas gazetave lokale, gruaja me origjinë gjermane sikurse burri i saj, arriti të telefonojë policinë gjermane, e cila kontaktoi kolegët francezë që ndërhynë pas raportimit. Një hetim është hapur për rrëmbim, përdhunim të rëndë, akte torture dhe barbarizëm.

Qyteti i Forbach, ku u gjet gruaja, është në departamentin Moselle në Francën lindore, në kufi me Gjermaninë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos