E zunë në cep dhe e therën, arrestohen 8 adoleshente pas ngjarjes makabre

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 10:00 | Bota
E zunë në cep dhe e therën, arrestohen 8 adoleshente pas ngjarjes

Tetë vajza adoleshente akuzohen për vrasjen në grup të një burri 59-vjeçar, në Toronto.

Vajzat u kapën nga policia pak pas vrasjes me thikë dhe akuzohen për vrasje të shkallës së dytë. Tre nga vajzat janë 13 vjeç, 3 janë 14 dhe 2 janë 16, sipas policisë kanadeze.

Vajzat ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ishin nga zona të ndryshme të qytetit.

“Nuk e dimë se si apo pse u takuan atë mbrëmje. Por, mendojmë se kanë pasur një konflikt më herët gjatë ditës”, tha policia.

Sipas autoriteteve lokale, vajzat nuk mund të quhen “bandë”, por theksuan se sjellja e tyre quhet “grumbullim”, që do të thotë se agresorët shënjestrojnë një viktimë në të njëjtën kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos