Ecclestone blen në ankand jahtin fantastik të Briatores

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 18:39 | Sporte të tjera

Ndërroi “skuderi”, por mbetet gjithmonë në pronësi të personazheve të Formula 1. Ish-shefi i F1, Bernie Ecclestone ka blerë në ankand jahtin Force Blue, të Flavio Briatores, për 7 milionë e 490 mijë euro.

Briatore, ish-drejtuesi i skuadrave Benetton dhe Renault në F1, u dënua për mospagimin e 3,6 milionë eurove taksa të jahtit dhe për evazion fiskal për 800 000 euro të naftës së mjetit lundrues. Më pas, jahti u vendos nga një gjykatë italiane që të shitej në ankand, me një çmim fillestar prej 7 milionë eurosh.

Force Blue ka një qendër spa-je, një palestër dhe shumë zona argëtimi. Në të mund të rehatohen plot 12 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos