Yjet më të mëdhenj të tenisit në botë kanë dalë nëpër rrugët e Australisë, pas karantinës 2-javore që zhvilluan në hotel në Melburn.
Sportistët u detyruan të izoloheshin pasi në avionin me të cilin udhëtuan rezultuan dy persona të prekur me koronavirus.
Tashmë pas më shumë se 15 ditësh “burg” ata kanë nisur të vizitojnë vendin dhe të përgatiten për Australian Open.
Kështu Serena William çoi vajzën e saj të vizitonte kopshtin zoologjik, ndërsa Naomi Osaka u pa duke dalë foto me fansat e saj. Në ditën e parë të “lirisë”, Novak Djokovic luajti në një park në Adelajde. (A2 Televizion)