Edhe 45 minuta larg titullit, Teuta dhe Vllaznia udhëheqin në pjesën e parë

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 17:49 | Futboll

Titulli i këtij sezoni në kategorinë superiore duket se do të vendoset në minutat e fundit të javës së fundit.

Ndërsa janë mbyllur pjesët e parë të kësaj jave, Teuta është duke fituar 2-1 në “Niko Dovana” ndaj Apolonisë së rënë tashmë nga kategoria, ndërsa Vllaznia po fiton 1-0 ndaj Laçit në “Loro Boriçi”.

Bylis-Partizani është në barazim 1-1, Tirana-Skënderbeu 2-1 e Kukësi-Kastrioti 0-1.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur tre trofe për javën e fundit të Kategorisë Superiore, që janë shpërndarë në tre qytetet. Në Shkodër, ku Vllaznia dhe Laçi janë të dyja pretendente për titullin kanë shkuar zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera.

Në Ballsh, ku Bylis pret Partizanin janë zv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova dhe anëtari i KE-së së FSHF-së, Arben Dervishaj.

Ndërsa Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka njoftuar më parë se do të jetë në Durrës, por do të udhëtojë për Shkodër ose Ballsh, nëse titulli do të shkojë atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos