Tre trofe ne tre qytete, futbolli pret të njohë skuadrën kampione

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 16:51 | Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur tre trofe për javën e fundit të Kategorisë Superiore, që janë shpërndarë në tre qytetet ku zhvillohen edhe ndeshjet që do të përcaktojnë skuadrën kampione të Shqipërisë.

Një trofe është në Durrës, ku Teuta pret Apoloninë dhe është favorite për t’u shpallur kampion. Në këtë ndeshje është i pranishëm anëtarët e Komitetit Ekzekutiv Abdyl Kuriu dhe Vasil Bici.

Në Shkodër, ku Vllaznia dhe Laçi janë të dyja pretendente për titullin kanë shkuar zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera.

Ndërsa në Ballsh, ku Bylis pret Partizanin janë zv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova dhe anëtari i KE-së së FSHF-së, Arben Dervishaj.

Ndërsa Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka njoftuar më parë se do të jetë në Durrës, por do të udhëtojë për Shkodër ose Ballsh, nëse titulli do të shkojë atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos