Edhe Nju Jorku i jep fund “rebelimit” ndaj masave shtrënguese

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 18:25 | Bota
Edhe Nju Jorku i jep fund “rebelimit” ndaj masave shtrënguese

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka njoftuar përmes një konference për shtyp të hënën se nga java e ardhshme do të nisë lehtësimi i masave të izolimit në shtetin që konsiderohet si epiqendra e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky është një nga hapat më të mëdhenj”, deklaroi Cuomo i cili theksoi se bizneset që nuk paraqesin rrezikshmëri mund të hapin dyert që nga e premtja.

Guvernatori i Nju Jorkut, Cuomo disa herë është përfshirë në debate të ashpra me presidentin Donald Trump gjatë këtyre javë të izolimit pasi ka kundërshtuar hapjen e shpejtë të ekonomisë nga frika e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit, i cili në këtë shtet, deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 26 mijë persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos