Italia publikon bilancin ditor të viktimave nga Covid-19, vijon ulja e rasteve të reja

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 18:07 | Bota
Italia publikon bilancin ditor të viktimave nga Covid-19, vijon ulja e

Ka pësuar një rritje të lehtë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali, ndërkohë që vijon të ulet numri i të prekurve të rinj.

Sipas kreut të Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 179 viktima nga pandemia e koronavirusit, nga 165 që ishin një ditë më parë.

Ndërsa të infektuarit e rinj janë 744, krahasuar me 802 që u raportuan pasditen e së dielës.

Deri në këto momente në Itali raportohen mbi 219 mijë persona të infektuar nga koronavirusi i ri dhe 30, 743 viktima.

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos