Edhe për pistë, edhe për rrugë. Lamborghini prezanton "bishën" e hapur

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 16:10 | Teknologji

Një makinë e re, e veçantë dhe e jashtëzakonshme: Lamborghini Squadra Corse ka prezantuar SC20, ekzemplar unik, që mund të përdoret edhe në pistë, edhe në rrugë.

Kjo është makina e parë e hapur Lamborghini që është prodhuar nga departamenti sportiv i markës italiane.

Lamborghini nuk ka dhënë detaje teknike të kësaj makine, që është frymëzuar nga Diablo VT Roadster, Aventador J, Veneno Roadster dhe Concept S. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos