Edi Rama, aktor në filmin e ri të Ermal Mamaqit?

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 17:46 | Showbiz
Edi Rama, aktor në filmin e ri të Ermal Mamaqit?

Në filmin e ri të Ermal Mamaqit, i cili ka mbaruar xhirimet në Tropojë, pritet të marrë pjesë si aktor dhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në “Instagram”, Ermal Mamaqi ka postuar një foto së bashku me Kryeministrin Rama, i cili shfaqet me një pamje ndryshe nga ajo që e shohim çdo ditë, ndoshta në rolin e personazhit që mund të luajë në këtë film.

“Miq...Ky film do jetë një thyerje brinjësh, dhe tabush... Nuk e imagjinoni dot...”, shkruan aktori bashkëngjitur fotos.

Cili është personazhi që do të interpretojë Kryeministri, nëse do të ketë një të tillë? Kjo ngelet për t’u parë, kur filmi të shfaqet në kinema. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos