
Kryeministri Edi Rama vijoi turin e bashkëbisedimeve me qytetarët në qytetin e Beratit.
Në nisje të aktivitetit, kryeministri përmendi dhe afrimin e Nasip Naços nga LSI te Partia Socialiste, për të cilin tha se sfidat me të cilat përballet vendi kanë nevojë për një bashkim forcash.
“Nasipi është si një deputet i zonës dhe shprehje e faktit të rëndësishëm që në këtë zonë për të vazhduar punën dhe për të çuar para projektet për transformimin e qarkut të Beratit, sot kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kemi nevojë për një bashkim forcash pasi sfidat e mëdha të kësaj kohe nuk janë partiake, por sfida jetësore.
Sfida e daljes nga kthetrat e armikut të padukshëm dhe çlirimit të njerëzve nga ankthi është një sfidë jetësore që ne do ta fitojmë. Falë bashkimit të madh të njerëzve, pasi iu përket të gjithëve, ne kemi arritur ta përballojmë pavarësisht vështirësive dhe tani duhet t’i japim një shtysë me vaksinimin”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)