Nurellari: Drejtuesit e fushatës së PD, epërsi morale ndaj “ujqërve të vjetër” të PS

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 23:08 | Politikë
Nurellari: Drejtuesit e fushatës së PD, epërsi morale ndaj

Sipas analistit Adri Nurellari, i ftuar në “Absolut 4” për të diskutuar mbi koalicionin e ri të djathtë dhe perspektivat e fushatës zgjedhore,  Basha ka marrë vendime të prera, dhe ka vendosur drejtues të fushatës që kanë sipas tij një epërsi morale ndaj atyre të Partisë Socialiste, që ai cilëson si “ujqër të vjetër”.

“I kemi të qartë emrat. Në momentin që PS në momentin e fundit heq ca ministra anonimë dhe vendos si drejtues politikë ish-ministra shumë të përfolur është e qartë që këto ata para që kanë futur në xhep do t’i përdorin për fushatën. PD ka një kontrast, dhe drejtorët politikë të saj në fushatë kanë epërsi morale të dukshme nga PS. Kemi figura intelektuale si Mark Marku, sipërmarrës si Agron Shehaj, Tomor Alizoti etj, që janë figura të papërlyera. Është për të duartrokitur që PD po i kundërvihet “ujqërve të vjetër me njerëz me epërsi morale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos