Pas vendimit për mënyrën sesi do të vazhdojnë takimet e mbetura deri në finale, UEFA publikoi edhe kalendarin e Champions dhe Europa League për sezonin e ardhshëm.
Skuadrat shqiptare të futbollit kanë mësuar datat se kur do të nisin takimet eliminatore për edicionin e ri. Klubi shqiptar që do të do të shpallet kampion do ta nisë rrugëtimin në Champions prej datave 18 dhe 19 gusht me raundin e parë kualifikues.

Dy skuadrat e tjera të cilat do të marrin pjesë në Europa League do të luajnë ndeshjet e tyre të para, një javë më vonë, më 27 gusht.

Ndryshe nga e kaluara, skuadrat shqiptare do t'i luajnë ndeshjet kualifikuese me sfida teke dhe jo më vajtje-ardhje. Shorti do të përcaktojë se cila skuadër do ta luajë ndeshjen në stadiumin e saj. (A2 Televizion)